Gazeta Sinjali raportoi më parë për një aksident trafiku që ka ndodhur sonte në rrugën Sterzovc – Kamenicë, ku pa shenja jete mbeti një 69-vjeçar.
Sinjali mëson se biçiklisti që ka ndërruar jetë është Ismet Mehmeti, i cili ishte duke e vozitur një biçikletë në momentin që u godit nga një motoçikletë.
Pasi u godit nga motoçikleta, Mehmeti është dërguar në Qendrën Emergjente në Kamenicë, e më vonë u transferua në QKUK, ku vdiq.
Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se motoçikleta ka qenë duke qarkulluar në relacionin Sterzovc – Kamenicë dhe duke mos e përshtatur shpejtësinë e ka goditur biçiklistin, i cili dyshohet se ka bërë kyçje të pasigurt nga parkingu në rrugë.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin Mjekësor Ligjor.