image Aksident me fatalitet në Kamenicë, humb jetën një biçiklist

Siguri

Aksident me fatalitet në Kamenicë, humb jetën një biçiklist

news image

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Sterzovc – Kamenicë, ku janë përfshirë një motoçikletë dhe një biçikletë. Si pasojë e goditjes së marrë nga motoçikleta, ka ndërruar jetë biçiklisti, shkruan Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se motoçikleta ka qenë duke qarkulluar në relacionin Sterzovc – Kamenicë dhe duke mos e përshtatur shpejtësinë e ka goditur biçiklistin, i cili dyshohet se ka bërë kyçje të pasigurt nga parkingu në rrugë.

Si pasojë e goditjes, biçiklisti 69-vjeçar ka pësuar lëndime dhe është dërguar në Qendrën Emergjente në Gjilan, e më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Fatkeqësisht 69-vjeçari nuk ka arritur t’iu bëjë ballë lëndime të rënda që ka pësuar dhe i njëjti ka ndërruar jetë.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin Mjekësor Ligjor.

/GazetaSinjali/