image Ky është personi që dyshohet se e grushtoi policin në Gjilan

Siguri

Ky është personi që dyshohet se e grushtoi policin në Gjilan

news image

Gazeta Sinjali raportoi sot se një zyrtar policor është sulmuar fizikisht dje në rrugën “Zijah Shemsiu” në Gjilan.

Lidhur me këtë Gazeta Sinjali mëson nga burimet e saj brenda policisë, se personi që dyshohet se e sulmoi fizikisht policin është Alvin Isufi, 20 vjeçar.

Sipas burimeve të Sinjalit, e gjithë ngjarja fillioi kur i dyshuari nuk i kishte përfillur urdhrat verbale të policisë dhe e kishte goditur njërin nga policët, për çka i është dashur të pranojë edhe tretman mjekësor, pasi që sipas këtyre burimeve, ka marrë lëndime në fytyrë.

I dyshuari për këtë rast me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/Gazeta Sinjali/