image Ky është personi i cili u gjet i vdekur në Obiliq afër shtëpisë së tij

Sociale

Ky është personi i cili u gjet i vdekur në Obiliq afër shtëpisë së tij

news image

Mëngjesin e djeshëm një burrë në fshatin Lajthishtë të Obiliqit është gjetur i vdekur në një rrugë afër shtëpisë së tij. Për rastin në fjalë Policia e Kosovës u njoftua nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare e kësaj komune, raporton Gazeta Sinjali.

Viktima është Ferat Musliu, për vdekjen e të cilit kanë reaguar edhe familjarët e të ndjerit.

“Të Allahut jemi dhe tek ti do të kthehemi ! Sot me 15.12.2023 ka ndërruar jetë Baba ynë Ferat (Hamdi) Musliu varrimi bëhet nesër me 16.12.2023 me Ikindi në ora 14:00 në varrezat e fshatit Raskovë . Të pikëlluar familja Musliu”, u tha në njoftimin e familjarëve.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës u është lënë familjarëve për të vazhduar me ritet dhe ceremoninë e varrimit.

“HETIM MBI VDEKJEN – Fsh. Lajthishtë –Obiliq   15.12.2023-09:50. Nga QKMF-ja e Obiliqit është raportuar një rast – vdekje e personit mashkull kosovar. Viktima është gjetur pa shenja jete në rrugë afër shtëpisë së tij. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës u është lënë familjarëve për të vazhduar me ritet dhe ceremoninë e varrimit”, thuhet në raport e Policisë së Kosovës.

/GazetaSinjali/