image Ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme në Kosovë

Kosovë

Ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme në Kosovë

news image

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti në pesët ditët e ardhshme në Kosovë do të jetë i paqëndrueshëm, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të tyre, reshjet e shiut dhe të borës të cilat tani po bien, do të vazhdojnë edhe sot gjatë natës, ndërsa nga dita e hënë reshjet do të jenë me intensitet më të dobësuar.

“Sasitë e reshjeve për momentin më intensive janë në Dukagjin kurse në juglindje dhe në lindje të vendit sasitë e reshjeve janë dy fish më pak. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

/Gazeta Sinjali/