image Ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme në Kosovë

Kosovë

Ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme në Kosovë

news image

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë pesë ditët e ardhshme në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Nesër ditë e hënë në orën 11:02 minuta fillon stina e dimrit astronomik. Edhe pse gjatë ndërrimit të stinëve shpesh herë kemi çrregullime në Troposferë, një gjë e tillë nuk parashihet të ndodhë deri në fundjavë.

Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell, kurse në fundjavë pritet të ketë kushte tjera meteorologjike, vranësira të dendura të cilat parashihen të sjellin reshje bore, thuhet në njoftim.

“Kjo situatë e krijuar do të ndikojë në rënien e temperaturave minimale deri -6, -7 gradë Celsius”.

Ndërkaq, sa i përket temperaturave maksimale ato vazhdojnë të mbeten mbi vlerat e normales për pesë ditë të ardhshme.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s.

/Gazeta Sinjali/