image Ekskluzive: Ky është njëri nga të dyshuarit për rrahjen e përgjakshme në Prizren

Siguri

Ekskluzive: Ky është njëri nga të dyshuarit për rrahjen e përgjakshme në Prizren

news image

Sot Gazeta Sinjali publikoi videon e rrahjes së përgjakshme që ka ndodhur ditë më parë në picerinë “Proper Pizza” në Prizren, në të cilën u përfshinë disa persona. Pas publikimit të kësaj video në redaksinë e Sinjalit kanë ardhur mesazhe të shumta në të cilat tregohet se njëri nga të dyshuarit në këtë rast është një person i njohur me nofkën Gabby Thaçi.

Sinjalizuesit kanë njoftuar se ky person është ende në arrati, ndonëse Policia është në dijeni për përfshirjen e tij në rrahjen e publikuar nga Sinjali.

pamjet e publikuara sot nga Sinjali shihet se si disa persona rrihen mes vete deri në përshkallëzim të situatës, ku të dyshuarit rrahen me grushte e karrige mes vete.

Madje në pamjet e rrahjes me grushte e karrige, shihet edhe një armë që i bie në tokë njërit nga personat e përfshirë në këtë rast.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/

No description available.