image Ky është 20-vjeçari nga Mitrovica që humbi jetën si pasojë e aksidentit në trafik

Siguri

Ky është 20-vjeçari nga Mitrovica që humbi jetën si pasojë e aksidentit në trafik

news image

Sot, rreth orës 06:20 ka vdekur në QKUK, motoçiklisti që u përplas dje me një veturë në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Shipol të Mitrovicës.

Sinjali mëson se personi që humbi jetën pas lëndimeve të marra në këtë aksident trafiku është 20-vjeçari, Erduan Sadiku.

I riu s’mundi t’u bëjë ballë plagëve dhe vdiq në QKUK, ku u dërgua për trajtim mjekësor, mëson Gazeta Sinjali.

Aksidenti në të cilin u përfshi motoçiklisti dhe një automjet ndodhi dje në orën 16:00, afër shkollës në Shipol.

/GazetaSinjali/