image E dhimbshme: Humb jetën motoçiklisti që u aksidentua dje në Mitrovicë

Siguri

E dhimbshme: Humb jetën motoçiklisti që u aksidentua dje në Mitrovicë

news image

Një i ri përfundoi dje në QKUK pasi u aksidentua në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Shipol të Mitrovicës. Fatkeqësisht, motoçiklisti që u lëndua në këtë aksident ka humbur jetën në spital, mëson Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda QKUK-së kanë njoftuar se viktima ka humbur jetën rreth orës 06:20 të mëngjesit.

Aksidenti në të cilin u përfshi motoçiklisti dhe një automjet ndodhi dje në orën 16:00, afër shkollës në Shipol.

Dyshohet se deri te aksidenti  ka ardhur kur shoferi i automjetit që ishte duke qarkulluar në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në drejtim të Mitrovicës, tentoi që të dalë në rrugë dytësore dhe nga kahja e kundërt ka ardhur shoferi i motoçikletës me një shpejtësi që nuk ka arritur që të ndalet, me ç’rast janë përplasur.

/GazetaSinjali/