Sot një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Gushtericë të Graçanicës, ku një person ka mbetur i vdekur pasi dyshohet se u qëllua me armë zjarri nga vëllai i tij.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se motivi i vrasjes dyshohet të ketë qenë një ngatërresë lidhur me pronë.
Siç mëson Sinjali, i dyshuari është zyrtar policor në njësinë që merret me sigurinë e objekteve të trashëgimisë kulturore e fetare.
Sinjali ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të konfirmimit zyrtar.