Albin Binakaj, 21-vjeçari nga Drenoci i Deçanit është therur me thikë sonte rreth orës 20:00 në lagjen “Emshir” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se të dyshuarit për sulmin ndaj tij janë Besim, Arif dhe Ukë Lokaj nga Deçani.
Gazeta Sinjali merr vesh se motivi i therjes me thikë ka qenë hakmarrja, pasi që të dyshuarit dhe 21-vjeçari kanë pasur një problem mes vete para 2 viteve.
Mësohet po ashtu se Albini i cili po trajtohej në QKUK është liruar për në shtëpi./Gazeta Sinjali/