image Ky është moti për pesë ditët e ardhshme në Kosovë

Kosovë

Ky është moti për pesë ditët e ardhshme në Kosovë

news image

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e tretë e muajit dhjetor parashihet të jetë kryesisht e vranët por edhe me intervale të shkurta me diell, shkruan Gazeta Sinjali.

Kurse, në viset e ulëta nuk parashihet të ketë reshje përpos rigave të dobëta të cilat mund ta përfshijnë pjesën jugore dhe juglindore të territorit, ndërsa në viset malore parashihet të ketë reshje në formë dëbore të intensitetit mesatar.

Po ashtu, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-8m/s. /Gazeta Sinjali/