Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se Kosova do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të lagështa të ajrit, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit thuhet vranësirat do të sjellin reshje shiu dhe bore në dy ditët e ardhshme.
“Këto vranësira të përqendruara mbi territorin tonë do të sjellin sërish reshje shiu dhe bore në viset e larta por edhe në viset mesatare. Pas reshjeve në fushat termike do të ketë rënie në të dy vlerat ekstreme”, thuhet në njoftimin e IHK-së.
“Temperaturat gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit do të ulën deri në zero gradë, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5gradë Celsius. Ky aktivitet dinamik i motit do të ndikoj pozitivisht në cilësinë e ajrit. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-10m/s. Shpejtësia e erës si zakonisht më e lartë do të jetë në pjesën veriore të Dukagjinit”.