image Ky është i riu që dyshohet për dhunimin e 39-vjeçares në malin e Kamenicës

Drejtësi

Ky është i riu që dyshohet për dhunimin e 39-vjeçares në malin e Kamenicës

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se si një 25-vjeçar dyshohet se ka dhunuar një grua më 23 shkurt në një fshat të Kamenicës. Të njëjtit, Gjykata Themelore e Gjilanit ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji. Sinjali ka mësuar se bëhet fjalë për Fatbardh Prekorogjën.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se i riu është recidivist i veprave penale.

Prekorogja u arrestua më 26 shkurt, tri ditë pasi ndodhi ngjarja e trishtë në fshatin Rubovc të Kamenicës.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se “Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit, masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penal.”

Detajet për këtë ngjarje i gjeni në linkun e mëposhtëm.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata

/GazetaSinjali/