Një i ri nga Ferizaj dje është gjetur i vrarë dhe i djegur, 4 ditë pasi ishte zhdukur.
Siç ka raportuar dje Gazeta Sinjali, trupi i tij u gjet ndërmjet fshatrave Gadime të Lipjanit, dhe Kishnapole të Gjilanit.
Burime brenda Prokurorisë konfirmojnë se i riu që u gjet i vdekur tragjikisht është Shkodran Bytyqi. Ai ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë.
Policia e ka arrestuar vrasësin e Shkodranit dhe siç mëson Gazeta Sinjali, i dyshuari me inicialet T. L. (emër i njohur për redaksinë), e ka pranuar kryerjen e veprës penale.
Poashtu jozyrtarisht, mësohet se motivi i vrasjes kanë qenë paratë.
Kur iu zhduk djali, babai i Shkodran Bytyqit dyshonte se “largimi i tij nga shtëpia ka ndodhur për shkak të një borxhi”. /Gazeta Sinjali/