Dy zyrtarët policorë Kujtim Kuqi dhe Hazer Kasumi u goditën sonte nga një veturë derisa ishin në një pikë kontrolli në Ponoshec të Gjakovës dhe më pas u dërguan për trajtim në Emergjencën e Spitalit të Gjakovës.
Sinjali mëson se i dyshuari është Musa Ibrahimi, banor i fshatit Morinë, i cili derisa ishte në gjendje të dehur goditi me veturë dy policët dhe veturën e Policisë që ishte në një pikë kontrolli.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se i dyshuari tashmë është dërguar në ndalim.
Zyrtarët policorë të lënduar janë të vijës së gjelbër të kufirit.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.