image Katër të lënduar në aksidentin në Malishevë - Policia jep detaje

Siguri

Katër të lënduar në aksidentin në Malishevë – Policia jep detaje

news image

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti rreth dy orë më parë në fshatin Dragobil të Malishevës.

Siç ka bërë të ditur për Sinjalin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, në këtë aksident janë përfshirë dy automjete.

“Rreth orës 16:00 është raportuar aksident trafiku në fshatin Dragobil-Malishevë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë dy automjete. Përveç dëmeve materiale, deri më tani është raportuar për katër persona të lënduar. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke e trajtuar rastin”, tha ai.

Pamje nga aksidenti:

/GazetaSinjali/