image Ky është i dyshuari që e kërcënoi me "armë lodër" një person në Prizren

Drejtësi

Ky është i dyshuari që e kërcënoi me “armë lodër” një person në Prizren

news image

So Gazea Sinjali raportoi se Gjykata ia ka caktuar masën e paraburgimit një personit në Prizren, i cili dyshohet se ka kërcënuar një person tjetër me armë zjarri. I njëjti kishte deklaruar në Polici se nuk posedon armë zjarri por vetëm një armë lodër.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Faruk Morinën, rreth 34-vjeçar.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prizren, më 17 gusht, shkruan Sinjali.

Policia sot ka njoftuar se i arrestuari dyshohet për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/