image Paraburgim për të dyshuarin që kërcënoi një person në Prizren me "armë lodër" - Sinjali

Paraburgim për të dyshuarin që kërcënoi një person në Prizren me “armë lodër”

news image

Policia ka arrestuar dje një person në Prizren, i cili dyshohet se ka kërcënuar një person me armë zjarri. I njëjti ka deklaruar se nuk posedon armë zjarri por vetëm një armë lodër.

Gazeta Sinjali mëson se lidhur me këtë rast, të dyshuarit Gjykata ia ka caktuar masën e paraburgimit, prej një muaji.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prizren, më 17 gusht, shkruan Sinjali.

Policia sot ka njoftuar se i arrestuari dyshohet për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin