image Ky është i dyshuari për plagosjen e mikut të tij sot në Prishtinë

Siguri

Ky është i dyshuari për plagosjen e mikut të tij sot në Prishtinë

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për disa të shtëna me armë zjarri që janë dëgjuar afër lokalit “Tina” në “Lagjen e Muhaxherëve”, në Prishtinë.

Gazeta Sinjali mëson se nga këto të shtëna, F.Sh (emër i njohur për redaksinë) ka mbetur i plagosur në këmbë.

Për shkak të lëndimeve, policia njoftoi se ai është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë kanë bërë të ditur se i dyshuar për plagosjen e F.Sh., është Albion Shaqiri nga Skënderaj.

Një sinjalizues i ka thënë gazetës se i plagosuri dhe i dyshuari kanë lidhje familjare mes vete (miku dhe dhëndëri).

Shaqiri dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë të tipit “Citroen”, ngjyrë e kuqe dhe policia është në kërkim të tij.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/