image Ky është i arrestuari për disa vjedhje në banesa, paraqitej si punëtor për dërgimin e faturave

Siguri

Ky është i arrestuari për disa vjedhje në banesa, paraqitej si punëtor për dërgimin e faturave

news image

Sot një 37-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer disa vjedhje nëpër banesa, kryesisht në rajonin e Prishtinës.

Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se i arrestuari është Vedat Krasniqi, i cili tashmë është dërguar në mbajtje.

Sipas Policisë, Krasniqi po kërkohej për disa vjedhje që kanë ndodhur në periudha dhe lokacione të ndryshme, kryesisht të kryera në rajonin e Prishtinës.

Ai dyshohet se vjedhjet i ka kryer nëpër banesa, pasi ai ka hyrë në objekte duke u paraqitur si punëtor për dërgimin e faturave të shërbimeve komunale.

Policia ka bërë të ditur se po vazhdojnë hetimet në lidhje me rastet ku është i përfshirë Krasniqi.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/