Tre të dyshuarit që tentuan të kryenin grabitje në një argjendari në Prizren, ku plagosën edhe dy pronarët e saj, janë arrestuar nga Policia e Kosovës.
Sinjali ka raportuar gjatë ditës se njëri nga të dyshuarit është arrestuar mbrëmë, ndërkaq dy të tjerët, Leutrim Latifi dhe Ibrahim Qadraku u arrestuan sot.
Sinjali merr vesh se i dyshuari që u arrestua mbrëmë është Ryzhdi Fejzullahu.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala, në një konferencë për media sot ka bërë të ditur se Prokuroria ka dërguar në Gjykatë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre të dyshuarve.
Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./GazetaSinjali/