image Kërkohet paraburgim ndaj tre të dyshuarve për tentim grabitjen dhe plagosjen e dyfishtë në argjendarinë në Prizren

Drejtësi

Kërkohet paraburgim ndaj tre të dyshuarve për tentim grabitjen dhe plagosjen e dyfishtë në argjendarinë në Prizren

news image

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre të dyshuarve për përfshirje në tentim grabitjen dhe plagosjen e dy pronarëve të një argjendarie në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu bëri të ditur kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, në një konferencë për media.

“Policia nga ajo natë kanë siguruar provat materiale nga vendi i ngjarjes dhe ka bërë të gjitha përpjekje maksimale për të bërë identifikimin e të dyshuarve, gjatë sigurimit të provave është bërë identifikimi i të dyshuarve. Janë arrestuar tre të dyshuar, dy janë arrestuar gjatë bastisjes me urdhër të gjykatës, njëri është arrestuar mbrëmë. Për momentin është bërë parashtresë për caktimin e masës së paraburgimit”, tha Shala.

Sinjali raportoi pak më parë se dy nga të dyshuarit janë Leutrim Latifi dhe Ibrahim Qadraku, nga rajoni i Prishtinës, të dy me të kaluar kriminale.

Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./GazetaSinjali/