Grupe të tifozëve të disa ekipeve çeke e kanë marrë përgjegjësinë për sulmet fizike ndaj tifozëve dardanë pak orë para ndeshjes për kualifikime në Euro 2020 mes Kosovës e Çekisë, që luhet në Plzen.
Faqja “hooligans.cz” ka shkruar se ultrasit e Brnos dhe Plzenit kanë sulmuar tifozët e Kosovës dhe menjëherë ka ndërhyrë policia çeke.
Kjo faqe, në Facebook ka postuar fotografi të disa tifozëve të maskuar që bartnin flamujt serbë e çekë dhe me shkrimin “S’ka dorëzim” mbi hartën e Kosovës./Gazeta Sinjali/