Kosova nesër do ta zhvillojë një ndeshje jashtëzakonisht të vështirë dhe vendimtare sa i përket fatit të eliminatoreve për kampionatin Evropian.
Kosova do të përballet më shtetin fqinj, Malin e Zi, që nuk është aspak një skuadër lehtë e kalueshme.
UEFA tashmë ka caktuar gjyqtarët derisa kryesori do të jetë portugezi Artur Soares Dias.
Ai ka referuar edhe në sfidën që Kosova e ka zhvilluar me Islandën në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.
Atë ndeshje Kosova e kishte humbur me rezultat 1:2.
Dias njihet si një gjyqtar autoritativ, por lejon edhe lojë edhe të fortë.