image Ky është futbollisti i parë në La Liga që infektohet me koronavirus

Futboll

Sport/ Ky është futbollisti i parë në La Liga që infektohet me koronavirus

news image

Koronavirusi sot preku edhe La Ligën spanjolle.

Qendërmbrojtësi i Valencias, Ezequiel Garay ka zbuluar se ai ka kontraktuar koronavirusin, gjë që e bën atë lojtarin e parë në LaLiga Santander të infektuar me koronavirus.


Argjentinasi u lëndua dhe kishte përfunduar sezonin para kohe dhe, në postimin e tij në Instagram, Garay vuri në dukje se viti 2020 nuk ka shkuar si duhet deri më tani.


“Eshtë e qartë se viti 2020 ka zbritur në këmbë të gabuar”, thuhet në mesazhin e Garay
“Unë kam testuar pozitive për koronavirusin; ndihem shumë mirë dhe tani më duhet vetëm të dëgjoj autoritetet shëndetësore.
“Tani për tani jam i izoluar”- tha Garay.

/Gazeta Sinjali/