Gazeta Sinjali raportoi dje për një 35-vjeçar që u gjet pa shenja jete rreth orës 11:30, në lagjen “Kalabria”.
Lidhur me këtë ngjarje është hapur rasti “Hetimi i vdekjes” dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke i kryer hetimet për zbardhjen e tij.
Burimet të Sinjalit brenda kësaj prokurorie kanë bërë të ditur se 35-vjeçari është gjetur i vdekur në Stacionin e Autobusëve.
Sipas hetimeve të para, këto burime i kanë thënë gazetës se viktima dyshohet se ka marrë sasi të tepruar të medikamenteve./Gazeta Sinjali/