Një person i moshës 45-vjeçare nga Prizreni është arrestuar nga Policia e Beratit nën dyshimin se i njëjti ka abuzuar seksualisht djalin e motrës së tij, 8-vjeçar nga Berati.
Bëhet fjalë për Belul Kollollarin nga fshati Malësi e Prizrenit. Mediat në Shqipëri raportojnë se i dyshuari është sjell sonte para Gjykatës së Shkallës së parë në Berat, ku është njoftuar për akuzën e ngritur ndaj tij nga prokurorja e rastit dhe me masën e sigurisë “arrest në burg” të dhënë për të në mungesë.
Pasi ka dëgjuar akuzën, mësohet se Kokollari ka thënë vetëm “është një montim” dhe më pas policia e ka nxjerrë nga salla dhe e ka shoqëruar drejt ambienteve të IEPV-së Berat. Ndaj 45-vjeçarit rëndon akuza e “marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me të mitur”.
Ai u arrestua mesditën e sotme në pikën kufitare të Morinës, duke ardhur për Shqipëri. Ai u akuzua nga nipi i tij 8-vjeçar se kishte abuzuar me të seksualisht një muaj më parë, kur ai me nënën kishin shkuar për pushime tek daja në Prizren.
Rastin në Polici e ka raportuar nëna e 8-vjeçarit, motra e të dyshuarit.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.