image Një i vdekur dhe tre të lënduar nga një aksident trafiku në Berat

Shqipëri

Një i vdekur dhe tre të lënduar nga një aksident trafiku në Berat

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot paradite në Berat, por rrethanat e tij ende janë të paqarta.

Në aksident ka humbur jetën një 58 vjeçar dhe janë lënduar tre persona të tjerë.

Sipas Klan News mësohet se viktima është Zybo Brami, 58 vjeç, ndërkohë të plagosur kanë mbetur Daniel Brami 28 vjeç, R. Brami 12 vjeç dhe Astrit Kanaci.

Dy të rinjtë janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa Kacani që ka qenë duke drejtuar automjetin është në gjendje më të rëndë.

Siç shihet nga pamjet, viktima dhe të plagosur kanë qenë duke udhëtuar me një kamion, i cili ka dalë nga rruga.

/GazetaSinjali/