image Berat: 24-vjeçari plagoset me armë afër xhamisë

Shqipëri

Berat: 24-vjeçari plagoset me armë afër xhamisë

news image

Një 24-vjeçar u plagos mbrëmë në lagjen “Deshmorët e Kombit”, pranë Xhamisë në Berat, transmeton Gazeta Sinjali.

Mësohet se i riu është paraqitur në spitalin e Beratit për ndihmë mjekësore.

Nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar, ku për arsye hetimi nuk mund të bëhet me dije identiteti i tij, njofton policia e qytetit.

Vijon puna intensive për kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar./Gazeta Sinjali/