image VIDEO/ Momenti i aksidentit tragjik ku humbi jetën 4- vjeçari në Berat

Shqipëri

VIDEO/ Momenti i aksidentit tragjik ku humbi jetën 4- vjeçari në Berat

news image

Një ngjarje tragjike ndodhi pak pas mesditës së sotme në Samaticë të Beratit, ku një 4-vjeçar humbi jetën pasi u përplas në rrugë nga makina.

Fëmija është përplasur nga makina fuoristradë tip “Audi”, duke u marrë zvarrë për disa metra. Pasi ka kuptuar se e përplasi, drejtuesi i automjetit ndalon makinën dhe zbret duke marrë në krah fëmijën, i cili duket të jetë pa ndjenja.

Abcnews.al raporton se i mituri ishte në shoqërinë e xhaxhait të tij me makinë, i cili kishte ndaluar në anë të rrugës për të blerë cigare. Ndërkohë që ka ndaluar për të blerë cigare në një dyqan aty pranë, xhaxhai i fëmijës e ka lënë atë brenda në makinë. Ky i fundit ka dalë nga makina dhe në tentativë për të kaluar në anën tjetër të rrugës është përplasur nga automjeti i tipit “Audi”.

VIDEO

Pavarësisht dërgimit me urgjencë në spital, fëmija ndërroi jetë për shkak të plagëve të rënda që mori.

Policia ka ndaluar shoferin që e shkaktoi aksidentin. 

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 14:00 në fshatin Samaticë, shtetasi R.Gj., 46 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasin G.O., 4 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Berat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./GazetaSinjali/