Përfaqësuesja e Kosovës në Basketboll do të luaj të mërkurën në mbrëmje me Britaninë e Madhe në ndeshjen parakualifikuese të EuroBasketit 2021, shkruan Sinjali.com
Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) është duke i bërë të gjitha përgatitjet për ta organizuar sa më mirë ndeshjen e fazës parakualifikuese.
Shtëpia e Basketbollit sot e ka zbuluar çmimin e biletave për këtë ndeshje, e cila do të zhvillohet në Palestrën e Sporteve “Minatori” në Mitrovicë, duke filluar nga ora 20:30.
“Për ndeshjen e madhe kundër Britanisë së Madhe, biletat do të mund t’i bleni në sheshin e Mitrovicës, pranë bustit të Isa Boletinit, nesër nga ora 11:00. Çmimi është 2 Euro. Ju presim!”, thuhet në njoftimin e FBK-së./Sinjali.com