image Ky është bilanci i fundit i COVID-19 në Shqipëri, shënohen 8 viktima

Shqipëri

Ky është bilanci i fundit i COVID-19 në Shqipëri, shënohen 8 viktima

news image

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka publikuar bilancin e fundit të koronavirusit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3 mijë e 605 testime, ku 879 kanë rezultuar pozitivë, tetë kanë vdekur kurse janë shëruar 589 qytetarë.

Aktualisht, në katër spitalet COVID janë duke u trajtuar 284 pacientë prej të cilëve 21 janë në terapi intensive kurse pesë janë të intubuar.

Që nga fillimi i pandemisë, në Shqipëri janë kryer  340 mijë e 321 testime për COVID-19, ku 73 mijë e 691 persona kanë rezultuar pozitivë dhe 1 mijë e 332 kanë vdekur./Gazeta Sinjali/