Në komunën e Malishevës nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën 25 persona, ndërsa 353 janë infektuar, shkruan Gazeta Sinjali.
264 prej tyre janë shëruar, ndërsa aktive janë 64 raste.
Ky është njoftimi i plotë i kësaj komune përkitazi me gjendjen aktuale:
Sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë shëruar 4 persona të cilët kanë qenë të prekur me covid-19, ndërsa janë regjistruar edhe 8 raste tjera. Këto të dhëna janë konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në komunikimin e rregullt me Komunën e Malishevës.
Rastet e regjistruar sot vijnë nga këto vendbanime: Në Malishevë 3 raste dhe nga 1 rast në Pllaqicë, Lladrovc, Llazicë, Bubavec dhe Damanek, ndërsa numri i rasteve aktive është 64.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga data 14 mars, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 353 persona, prej tyre 264 janë shëruar, 25 kanë vdekur ndërsa aktiv me covid-19 janë edhe 64 persona. /Gazeta Sinjali/