Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se në 24 orët e fundit, një person ka humbur jetën dhe janë shënuar vetëm 8 raste të reja me COVID-19 .
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve nuk e ka fituar dot betejën me COVID-19 një qytetar 73 vjeç nga Tirana.
Po ashtu janë shëruar 14 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,879 që nga fillimi i epidemisë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: nga 2 raste në Tiranë, Kuçovë, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Lezhë, Has.