image Ky është ariu që u mbyt sot në Prizren (Foto)

Kosovë

Sinjalizim/ Ky është ariu që u mbyt sot në Prizren (Foto)

news image

Sinjali sjell ekskluzivisht fotografitë nga vendi i ngjarjes ku u mbyt ariu në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Në aksidentin në të cilin u përfshi një veturë me targa të Shqipërisë u lënduan tre persona dhe u mbyt një ari.

Policia tha se përderisa vetura ishte në levizje ariu kishte dalë në rrugë. Goditja e veturës qe fatale për të.

Pamje nga vendi i ngjarjes:

Këtë aksident për Sinjalin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Historia e ariut të Prizrenit është shumë e njohur në Kosovë. Një i tillë ishte cilësuar shumë problematik për shkak të “dëmeve” që kishte shkaktuar. Banorët thanë se ariu kishte mbytur dhjetëra dele dhe kishte dëmtuar disa koshere bletësh. Fillimisht, kësaj shtaze, dikush ia kishte mbytyr këlyshët. /Sinjali/