Gazeta Sinjali hap konkurs për 2 gazetarë dhe praktikantë.
Në vazhdën e zhvillimit dhe rritjes së audiencës tonë, Gazeta Sinjali është në kërkim të gazetarëve ambiciozë.
Për pozitën e gazetarit kërkohet së paku 1 vit përvojë pune në gazetari ose media.
Për pozitën e praktikantit nuk kërkohet përvojë pune.
Praktika do të jetë me pagesë për ata që e kalojnë fazën testuese prej 7 ditësh.
Të interesuarit janë të mirëpritur të aplikojnë, duke dërguar CV-në në e-mailin [email protected]
Konkursi është i hapur deri më datën 30 qershor 2026.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!