image "Dorëzohet" ariu i Prizrenit, mbytet nga vetura

Kosovë

Aksident/ “Dorëzohet” ariu i Prizrenit, mbytet nga vetura

news image

Në orët e para të mëngjesit të sotëm (03:40), në autostradën “Ibrahim Rugova” ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një ariu. Tre persona kanë pësuar lëndime trupore ndërsa ariu ka ngordhur në vendin e ngjarjes, raporton Sinjali.

Gjatë lëvizjes së veturës me targa të Shqipërisë në autostradën “Ibrahim Rugova” , ariu ka dalë në rrugë dhe është goditur nga vetura. Këtë informacion për Sinjalin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Po është e vërtetë, rasti ka ndodhur në autostradën Ibrahim Rugova konkretisht në drejtimin Vërmicë-Prishtinë, në kilometrin e tetë. Është goditur një ari me një veturë me targa të Shqipërisë. Në aksident janë lënduar tre persona dhe ariu ka ngordhur në vendin e ngjarjes”, tha policia për Sinjalin.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për ariun problematik që shkaktonte dëme në komunën e Prizrenit. Javë më parë ky ari ishte bërë i famshëm, pasi sipas banorëve, kishte mbytur 38 dele në dy lokacione të ndryshme dhe kishte dëmtuar pesë koshere me bletë. /Sinjali/