image Ky është 46-vjeçari nga Podujeva që vdiq nga aksidenti

Ky është 46-vjeçari nga Podujeva që vdiq nga aksidenti

news image

Një aksident i rëndë trafiku kishte ndodhur më datën 26 korrik në fshatin Bërnjak të Rahovecit, ku si pasojë vdiqën tre persona.

Personi i fundit që vdiq dje në QKUK është Lulzim Jupolli, 46 vjeçari nga Shajkoci i Podujevës.

Lajmin për vdekjen e 46 vjeçarit e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Lirie Podrimaj ka thënë se i lënduari i katërt në këtë aksident, dje në orën 15:30 ka ndërruar jetë.