image Ky është 39-vjeçari që u arrestua në Prizren, dyshohet për gjuajtje me armë zjarri në një restorant

Siguri

Ky është 39-vjeçari që u arrestua në Prizren, dyshohet për gjuajtje me armë zjarri në një restorant

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë një 39-vjeçar i cili dyshohet për gjuajtje me armë zjarri, te restoranti “Swiss”, në rrugën “Ismajl Kryeziu”, në Prizren. Sinjali ka mësuar se i dyshuari që u arrestua për këtë rast është Labinot Kicaj.

Kicajt Policia ia gjeti edhe armën që dyshohet se është përdorur në këtë rast, raporton Sinjali.

Labinot Kicaj

Në vendin e ngjarjes në cilësinë e provave materiale është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë të tipit “Glock” nr.serik WAA 843 dhe një gëzhojë.

Me urdhër të prokurorit, Labinot Kicaj është ndaluar për 48 orë

No photo description available.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/