image Ky është 30-vjeçari që tentoi ta dhunojë të miturën që ishte duke u kthyer nga shkolla

Siguri

Ky është 30-vjeçari që tentoi ta dhunojë të miturën që ishte duke u kthyer nga shkolla

news image

Më 9 nëntor një person ka tentuar ta dhunojë një të mitur në Prizren. I dyshuari për këtë rast ishte arrestuar pas gati një muaji, ndërsa Sinjali mëson se i dyshuari është Mirjan Xhaferi.

30-vjeçari nga Shqipëria ka tentuar ta dhunojë të miturën derisa ishte duke u kthyer nga shkolla duke i thënë “ndalu se nuk të bëjë asgjë” dhe ‘’mos bërtit’’.

“Më datë 9 nëntor 2021, në orët e pasdites tenton të kryej aktin seksual duke e kap për krahu të miturën e ndalon dhe i drejtohet me fjalët :”ndalu se nuk të bëjë asgjë dhe duke i thënë ‘’mos bërtit’’ dhe e prek në pjesët të trupit duke tentuar për ta dhunuar seksualisht të njëjtën”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit.

E për këtë rast kishte dhënë detaje edhe policia e Kosovës, të cilët në bashkëpunim me qytetarët përmes informatave inteligjente e kishte arrestuar të dyshuarin.

“Me datë 09.11.2021, rreth orës 17:30, një viktimë femër e mitur, ka informuar se deri sa ishte duke u kthyer nga shkolla, një person i pa njohur ka tentuar ta dhunojë. Njësia përkatëse policore kishte filluar hetimet, pasi në bazë të raportimit të viktimës i dyshimti ishte i panjohur. Gjatë hetimeve nga njësia e specializuar nga drejtoria rajonale në Prizren, përmes informatave inteligjente dhe duke bashkëpunuar me qytetarë, hetuesit rajonal kanë arritur të bëjnë identifikimin dhe ndalimin e personit të dyshimtë për rastin tentim dhunimi.”

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./GazetaSinjali/