Policia e Kosovës sot ka kryer një bastisje në një shtëpi në rrugën “Besim Shala” në Prizren. Aty janë gjetur dhe sekuestruar substanca narkotike. Sinjali ka mësuar identitetin e të dyshuarit që u arrestua.
Burimet e Sinjalit kanë njoftuar se 29-vjeçari që u arrestua dhe u dërgua në mbajtje është Urim Gjakolaj.
Policia pas bastisjes, Gjakolajt i gjeti 3000 gramë marihuanë, disa folje të mbështjellura me drogë, e gjësende të tjera.
Përveç drogës, gjatë këtij aksioni, Policia ka sekuestruar edhe një telefon, si provë materiale lidhur me rastin.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.