Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për arrestimin e një 21-vjeçari me inicialet A.H., në rrugën “Tringë Smajli”, në Prishtinë.
Ai u arrestua pasditen e sotme rreth orës 14:45, pasi që në veturën e tij Policia gjeti armë zjarri, fishekë dhe karikatorë.
Sinjali mëson se i arrestuari ndaj të cilit u hap rasti “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armës” është Albin Hoxha.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se kjo nuk është hera e parë që 21-vjeçari bie ndesh me ligjin.
Të njëjtat burime i thanë Sinjalit që Albin Hoxhës edhe para tre muajve i është gjetur një armë zjarri për të cilën nuk kishte leje.
Madje, burimet nga Prokuroria thonë se ai ka shumë raste të hapura në Polici.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./GazetaSinjali/