Shkëlqim Shillova është 20-vjeçari i cili u gjet i vdekur sonte rreth orës 18:00 në rrugën “Skender Matallari” në lagjen “Matiçan”, në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij, të cilët kanë postuar fotografitë e tij në rrjete sociale.
“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi, sot u nda nga jeta vëllai ynë Shkëlqim Shillova. Allahu e mëshiroftë e shpërbleftë me Xhenetin Firdews”, ka shkruar njëri nga familjarët mbi fotografinë e tij.
Rasti i tij është cilësuar si “vdekje e dyshimtë” nga Policia e Kosovës dhe është duke u hetuar./Gazeta Sinjali/