image Ky do të jetë opinionisti i Big Brother VIP Kosova

Bota e Yjeve

Ky do të jetë opinionisti i Big Brother VIP Kosova

news image

Kanë mbetur edhe disa ditë nga fillimi i Big Brother Vip në Kosovë.

Derisa, ditën e sotme është bërë e ditur edhe emri i opinionistit të BBVK, që do të jetë Olti Curri.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi.

“Olti Curri, mirë se i bashkohesh familjes së madhe të Big Brother VIP Kosova! #opinionisti#bbvk” – shkroi Kelmendi.

Ndryshe, deri tani është bërë publik çmimi i madh që shkon në 200 mijë euro dhe prezantuesi, Alaudin Hamiti. Krah Hamitit do të jetë bukuroshja shqiptare, Jonida Vokshi.

/GazetaSinjali/