image Ky do të jetë kryeqyteti i parë në botë që do të bëhet me transport publik elektrik

Botë

Ky do të jetë kryeqyteti i parë në botë që do të bëhet me transport publik elektrik

news image

Oslo është në rrugën e duhur për t’u bërë kryeqyteti i parë në botë me një sistem transporti publik tërësisht elektrik.

Kryeqyteti i Norvegjisë shpreson ta arrijë këtë qëllim deri në fund të vitit 2023 si pjesë e synimit për t’u bërë qyteti i parë në botë tërësisht pa emetime deri në vitin 2030.

Shtytja e transportit përfshin zëvendësimin e 450 autobusëve të qytetit me naftë në ata elektrikë.

“Mirëmbajtja është më e lirë, është gjithashtu më e lirë për operatorët e autobusëve elektrikë,” thotë Sirin Stav, nënkryetare e bashkisë së Oslos përgjegjëse për mjedisin dhe transportin.

“Në përgjithësi, kjo është një situatë e favorshme.”

Në tenderin e fundit të qytetit, autobusët elektronikë ishin 5 për qind më të lirë se ekuivalentët me naftë.

Qëllimi i projektit është të zvogëlojë emetimet, të reduktojë zhurmën dhe të përmirësojë cilësinë e ajrit në qytet.

Programi i autobusëve elektronikë të qytetit vjen në mes të një shtytjeje globale nga qytetet e mëdha në mbarë botën në përpjekje për të ulur ndotjen e ajrit.

/GazetaSinjali/