image Sot nga ora 10:00 hapet pishina e Gërmisë

Sociale

Sot nga ora 10:00 hapet pishina e Gërmisë

news image

Pishina e Gërmisë do të hapet sot në orën 10:00, kështu ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës.

Prej nesër, e shtunë, me datë 25 qershor, pishina e vetme e kryeqytetit, ajo e Gërmisë, do të jetë e hapur për sezonin veror 2022. Dyert për të gjithë qytetarët do të hapen nga ora 10:00”, thuhet në njoftim.

Siç bëhet e ditur, NPL Sport Marketing SH.A ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura.

“NPL Sport Marketing SH.A. ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme dhe do të vazhdojë të mbajë të “mobilizuar stafin menaxhues e infrastrukturën mbështetëse për të qenë të përgatitur gjatë gjithë sezonës verore. Në pishinë janë angazhuar stafi profesional, duke filluar nga sigurimi fizik, shpëtimtarët, autoambulanca me mjekun dhe teknikun, si dhe mirëmbajtësit“.

/GazetaSinjali/