image Ky deputet i bashkohet VV-së për t'i arritur 61 ulëse

Ky deputet i bashkohet VV-së për t’i arritur 61 ulëse

news image

Lëvizja Vetëvendosje ka arritur t’i fitojë zgjedhjet parlamentare në Kosovë, por jo edhe të sigurojë 61 deputetë për ta votuar Qeverinë Kurti 2, shkruan Gazeta Sinjali.

Sidoqoftë, ende pa u certifikuar rezultatet e shpallura sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kësaj partie kanë filluar t’i bashkohen deputetë të partive të tjera.

I pari që e ka konfirmuar këtë është kandidati për deputet nga komuniteti egjiptian, Elbert Krasniqi.

“Unë kam deklaruar se do ta mbështesë Qeverinë Kurti dhe funksionimi ynë në Kuvend, si do të veprojmë, do të koordinohet bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje“, tha ai për Gazetën Sinjali./Gazeta Sinjali/