image "Ky bander ka me mbyt dikë", qytetari ankohet për gjendjen e shtyllës elektrike (FOTO) - Sinjali

“Ky bander ka me mbyt dikë”, qytetari ankohet për gjendjen e shtyllës elektrike (FOTO)

news image

Përveç reduktimeve me energji elektrike banori i cili jeton në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prizren është duke u ballafaquar edhe me gjendjen e mjerueshme të shtyllës elektrike, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesi ka kontaktuar në adresë të Sinjalit dhe është ankuar për gjendjen e shtyllës elektrike që sipas tij, ai po rrezikon familjen e tij dhe qytetarët, sepse gjendet shumë afër shtëpisë së tij.

“Mbrëmë kemi pas një defekt të rrymës, kemi kontaktuar edhe policin, krejt i kemi thirr, askush nuk po merr masa”, tha ai.

Ai tha se “veç sa nuk ka ra në tokë e pastaj në shpi teme, ka qitë flakë ton kohën”, duke shtuar se edhe që 24 orë nuk ka pasë energji elektrike.

Për fund tha se “Komplet banderi është prish, një pjesë është kall, një filgjan është këput edhe një kabull krejt prish, veç sa nuk ka ra në tokë”.

Nga pamjet që sinjalizuesi i ka dërguar shihet se gjendja e shtyllës elektrike është në gjendje të mjerueshme./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin