image Kuvendi vazhdon seancën të premten

Politikë

Kuvendi vazhdon seancën të premten

news image

Kuvendi i Kosovës ka ndërprerë punimet e seancës së sotme plenare për të vazhduar të premten nga ora 11:00.

Kjo pasi që Partia Demokratike e Kosovës paralajmëroi se nuk do të merr pjesë në votimin e projektligjeve në rendin e ditës.

Ganimete Musliu, deputete e PDK-së, ka thënë se nuk ka kushte për vazhdimin e seancës plenare, e ndër to përmendi mungesën e përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje në debat, si dhe prezencën e kabinetit qeveritar në seancë.

“Gjendja në sallë nuk krijon kushte për punë. Së pari e votuam Ligjin për Ndihmë Juridike Falas, sepse i trajtuam nevojat e qytetarëve dhe Grupi Parlamentar i VV-së nuk mori pjesë në votim. Grupi Parlamentar i PDK-së nga ky moment edhe pse është këtu, nuk do të merr pjesë në votimet tjera, sepse është fyerje për deputetët e Kuvendit të Kosovës ku po debatohet për më shumë se 10 orë në këtë Kuvend dhe nuk e kemi prezent asnjë ministër dhe asnjë përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, prandaj deklarohem publikisht se nuk do të marrim pjesë në votime”, ka thënë Musliu./GazetaSinjali/